Kukësi mirëpret reshjet e para të shiut, izolohet zjarri në Majën e Rrunës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2021, 08:57
Kukësi mirëpriti mëngjesin e sotëm reshjet e para të shiut, të cilat pritet ti japin një dorë për tu dhënë fund zjarreve të verës që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në kurorën e gjelbër të këtij qarku.
Komisioni i Mbrojtjes Civile në prefekturën e Kukësit bën me dije se vatra e zjarrit të rënë në Majën e Rrunës është e izoluar. Për mbajtjen nën kontroll e monitorim të saj janë angazhuar 10 forca zjarrëfikëse.
Ndërsa 30 forca të DMR-së Burrel dhe nga Tirana janë angazhuar për mbajtjen nën monitorim të vatrës së zjarrit te Laku i Thive.
Vatra e zjarrit e cila ka ardhur nga territori i bashkisë FushëArrëz në vendin e quajtur Maja e Zezë vazhdon të jetë aktive.
Situata në bashkinë Tropojë dhe Has është e qetë.

