Bilanci i mësymjes së RENEA-s në 4 qytete: Arrestojnë autorin e përplasjes me armë në Laprakë

Autori i plagosjes së katërfishtë të ndodhur në Laprakë 4 vite më parë ka rënë në rrjetën e operacionit të kontrollit që FNSH e RENEA ndërmorën mbrëmë në 4 qytete.

Kontrollet, që sipas policisë kanë qenë të befasishme janë ndërmarë në Durrës, Lezhë, Mamurras e Elbasan, me qëllim kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë apo të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale kundër personit dhe pronës. 

Arrestimi i Astrit Seferi

Në Mamurras, gjatë kontrolleve të befasishme është kapur dhe ndaluar nga RENEA, Astrit Seferi, 36 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për plagosjen e -fishtë në 2017.

“Ky shtetas, në vitin 2017, në Laprakë, në bashkëpunim dhe me vëllain e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri 4 shtetas” informoi sot policia.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka vendosur masën e sigurimit personal ‘’Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese’’, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Policia e konsideron 36 vjeçarin person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Kontrollet e RENEA

Janë ushtruar kontrolle në lokale, banesa, ambiente të ndryshme dhe vende të dyshuara për fshehje apo përdorim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve janë sekuestruar armë, municion luftarak, drogë,  si dhe është goditur një rast i ushtrimit të paligjshëm të aktivitetit të lojërave të fatit etj. 

Arrestimet në Durrës

Në Durrës, gjatë kontrollit në lagjen nr.14, Shkozet, është arrestuar në flagrancë për armëmbajtje pa leje, shtetasi D. T., 38 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, si dhe u procedua penalisht për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara", shtetasi E. D., 43 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i shtetasit D. T. është bërë pasi gjatë kontrollit të mjetit të tij "Range Rover", para lokalit të shtetasit E. D., në kroskot është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe 1 krehër me 13 fishekë. Në vijim të kontrolleve, në lokalin në përdorim të shtetasit E. D., janë gjetur çipsa dhe letra bixhozi. 

Gjithashtu, po gjatë kontrolleve në Durrës, është arrestuar në flagrancë shtetasi L. H., 24 vjeç, banues në Durrës, shpërndarës i lëndëve narkotike, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën një sasi dozash lëndë narkotike dhe një peshore elektronike, ndërsa në banesë iu gjet një sasi fishekësh.

21 persona të shoqëruar

Po gjatë kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim në ambientet e Komisariateve të Policisë, 21 persona me precedent të mëparshëm penal, të cilët ishin pa dokument identifikimi me vete.  

 Bilanci i mësymjes së RENEA-s në 4 qytete: Arrestojnë

Bilanci i mësymjes së RENEA-s në 4 qytete: Arrestojnë

Bilanci i mësymjes së RENEA-s në 4 qytete: Arrestojnë

Bilanci i mësymjes së RENEA-s në 4 qytete: Arrestojnë

Bilanci i mësymjes së RENEA-s në 4 qytete: Arrestojnë

VIDEO e konfliktit të 2017 ku u plagosën 4 persona në Laprakë