Motori përplas makinën e policisë te "5 Maji", plagoset efektivi dhe 2 të tjerë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Gusht 2021, 16:50

Një efektiv policie mbeti i plagosur në kryeqytet teksa një motor humbi kontrollin dhe u përplas me makinën e policisë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:44, në rrugën “5 Maji”.
Shtetasi E. T., 26 vjeç duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin e tij, dhe ka dëmtuar mjetin e policisë me drejtues punonjësin e policisë R. T., 30 vjeç.
Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri në motomjet, të cilët u dërguan në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

