U plagos në atentatin ndaj Bledar Muçajt/ 24-vjeçarja: Pashë vdekjen me sy!
Sara Liçi, 24-vjeçarja që ishte në mesin e personave të plagosur në atentatin që i bë biznesmenit Bledar Muçajt, mbrëmjen e djeshme, ka reaguar në një postim që ka bërë në rrjetet sociale.
Liçi shprehet se ka parë vdekjen me sy dhe falënderon Zotin që i dha një mundësi të dytë.
“Kam parë vdekjen me sy, Zoti më dha një mundësi të dytë. Faleminderit Ledi, Eni dhe një person që më çoi në spital. Shërim sa më të shpejtë të gjithëve si puna ime”, shkruan Sara.

E reja, e cila ndodhej rastësisht në vendin që ndodhi atentati, ku si pasojë mbeti I vrarë 34-vjeçari, Bledar Muça, nuk u ka shpëtuar plumbave. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:15 në qendër të qytetit të Lushnjes.
Bashkë me Liçin mbetën të plagosur edhe katër persona të tjerë që ndodheshin në lokal kur u vra Muça. Ervis Tafa, Judin Velo, Eksara Sauli dhe Majlinda Gjyla ndodhen gjithashtu të shtruar në spital.