Kjaer dhe stafi mjekësor që shpëtuan Eriksen do të marrin çmim nga UEFA

Ajo që kanë bërë më 12 Qershor do të mbahet mend gjatë në historinë e futbollit dhe UEFA nuk mund ta harrojë.

Simon Kjaer dhe stafi mjekësor që shpëtuan jetën e Christian Eriksen në Copenhagen gjatë Euro 2020 do të vlerësohen me çmimin UEFA President Award në ceremoninë e hedhjes së shortit të grupeve të Champions League ku gjithashtu do të jepen edhe disa çmime të tjera të rëndësishme shkruan Ora News.

Ky çmim jepet për kapitenin e Danimarkës, Simon Kjaer për rezultate të jashtëzakonshme, përsosmëri profesionale dhe cilësi shembullore personale duke u konsideruar nga presidenti i UEFA-s si heroi i vërtetë i EURO 2020 bashkë me stafin mjekësor.

Ndërkohë kjo është lista e plotë e personave që do të marrin çmimin “UEFA President Award”:

Stafi mjekësor lokal

Mogens Kreutzfeldt (Shefi i shërbimit mjekësor)

Frederik Flensted (përgjegjësi mjekësor i stadiumit)

Anders Boesen (mjeku i urgjencës në fushë)

Peder Ersgaard (ndihmësmjek)

Oficerët mjekësor të UEFA-s

Jens Kleinefeld

Valentin Velikov

Stafi mjekësor i kombëtares së Danimarkës

Morten Skjoldager (fizioterapist, shoqërues i mjekut)

Morten Boesen (mjeki i ekipit)

Simon Kjær (Kapiteni i Danimarkës)