Sinjalet e Mbappe: Ligue 1 nuk është kampionati më i mirë, ekipi nuk është grup mes miqve
Teksa është në qendër të merkatos dhe e ardhmja e tij është shndërruar në një betejë personale me PSG-në, Kylian Mbappe zbulon shumë gjëra për veten karrierën dhe si e shikon ai ekipin ku luan.
Me disa mesazhe të qarta, sulmuesi francez lë të kuptojë që nuk është në vendin më të mirë të mundshëm ndërsa nuk humbet rastin për të folur për Messin, Neymar apo Ronaldon. Të gjitha këto, sulmuesi i talentuar francez i deklaroi gjatë një intervise të gjatë për revistën “Esquire”.
“Një ekip futbolli nuk është një grup shokësh. Ashtu si një bukëpjekës që nuk shkon mirë me të gjithë furrtarët. Nuk është e thënë se duhet të darkosh me shokët e skuadrës çdo natë për të fituar. Takimi me Neymar pas Botërorit? I thashë se nuk do t’i zija vendin. Do të bëhesha kandidat për Topin e Artë atë vit, sepse ai nuk do të ishte, por i premtova se nuk doja t’i zija vendin”.
Lidhur me aventurën e tij në Ligue dhe në Kombëtaren e Francës, Mbappe rrëfehet pa asnjë sekret.
“Të jesh “yll”, është një status, por nuk më bën një person më të mirë se të tjerët. Franca nuk është kampionati më i mirë në botë, por gjithmonë kam ndjerë përgjegjësinë, si një lojtar emblematik, për të ndihmuar ligën të rritet. Ndeshja kundër Barçës në Camp Nou ishte më e mirë në karrierën time, sepse ishte e plotë. Ndihmova ekipin tim në sulm dhe në mbrojtje. Fitova 90% të dueleve të mia, nëse statistikat janë të sakta. Në të gjithë ndeshjen, nuk kishte një moment ku të mos ndihesha i përfshirë”.

Në fund, Mbappe foli edhe për krahasimet me Messin, Neymar dhe Ronaldon ndërsa për Haaland ishte më i prerë.
“E gjithë bota e di. Nëse i thua vetes do të bëhesh më i mirë se Messi e Ronaldo, kjo shkon përtej egos ose vendosmërisë: është mungesë ndërgjegjeje. Ata janë të pakrahasueshëm, kanë thyer të gjitha ligjet dhe statistikat. Ata kanë kaluar 10 apo 15 vite të jashtëzakonshme. Gjithmonë tenton ta krahasosh veten me më të mirët në sportin tënd. Mendoj se lojtarët e tjerë po më shikojnë, kjo i shtyn futbollistët të ngrenë nivelin e lojës së tyre, ashtu si Messi nxiti Ronaldon edhe Ronaldo nxiti Messin. Neymar? Këtu nuk të shohin me sy të mirë kur tregon pasionet e tua. Njerëzit do të mendojnë se PSG po neglizhon, sepse ti luan poker. Mendoj se Neymar ka filluar ta kuptojë. Në fillim ishte e vështirë për të, sepse e përjetoi si një ofendim. Krahasimi me Haaland? Është viti i tij i dytë, ne tani po e njohim. Është fillimi për të. Jam i lumtur për atë që po bën”, u shpreh Kylian Mbappe në intervistën e tij për revistën prestigjoze “Esquire”.
