Yjet e Premier League nuk lejohen që të bashkohen me kombëtaret e tyre në Shtator
Kufizimet dhe rregullat anti-covid në Angli janë të forta dhe një problem i madh për të gjithë, duke nisur që nga klubet, lojtarët dhe tani Kombëtaret.
Rasti i parë është ai i Mohamed Salah të cilin Liverpooli nuk pranon ta lërë të lirë për të luajtur me Egjiptin për shkak të rregullave të forta të vëna nga qeveria ku çdo lojtar apo qytetar që vjen nga një vend që është në listën e kuqe, I duhet të izolohet për 10 ditë.
Jo vetëm Liverpool por asnjë klub nuk mund të ketë luksin që të mbajë një lojtar të rëndësishëm 10 ditë në izolim ndërkohë që skuadra luan në fushë ndaj dhe Liverpool i dërgoi letër Federatës së Egjiptit ku i shpreh keqardhjen që Salah nuk do të mund të luajë ndaj Angolas teksa për sfidën me Gabon që nuk është në listën e kuqe të vendeve me përqindje të lartë të infektimeve me covid-19.
Gjithashtu edhe brazilianët Fabinho, Alisson dhe Firmino nuk do të lejohen të udhëtojnë në Brazil për të luajtur eliminatoret e Botërorit teksa Seleçao do të ketë 3 ndeshje me Argjentinën, Kilin dhe Perunë dhe që të katër këto vende janë në listën e kuqe të Britanisë së Madhe.
Jo vetëm rasti i Liverpoolit por edhe Chelsea, Man. United e Man. City që kanë lojtarë afrikanë dhe latin kanë vendosur të veprojnë njësoj për të mbrojtur lojtarët e tyre dhe sigurisht edhe interesat e klubit. Vetëm nëse qeveria britanike vendos të toleroj për sportistët heqjen e izolimit 10 ditor pas kthimit, atëherë klubet angleze do t’u jepnin liri futbollistëve që të bashkoheshin me kombëtaret respektive.
