E bujshme, familja Al Thani bashkon Messin dhe Ronaldon te PSG?

Duket se merkato do të dhurojë surpriza të mëdha deri në ditën e fundit të saj me 31 Gusht dhe sërish goditjet e mëdha do të lidhen me Paris Saint Germain.

Jo më kot këto dy ditë janë shtuar zërat për largimin e Mbappe nga Parisi duke liruar vendin për një tjetër yll në skuadër dhe ai do të jetë Cristiano Ronaldo, shkruan ORA News.

Për t’i hedhur benzinë zjarrit ka menduar, Khalifah Bin Hamad Al-Thani, pjesëtar i familjes që zotëron PSG-në, i cili ka postuar një foto të Messit dhe Ronaldos me fanellën e PSG dhe përshkrimin “Ndoshta”.

Edhe lënia në stol e Ronaldos në ndeshjen e parë me Juventusin, ndoshta nuk ishte rastësi pasi e kishte kërkuar vet lojtari i cili po kërkon një aventurë të re dhe diçka pas kuintave po luhet. Edhe 7 ditë merkato…