Një kampion olimpik për Atleticon. Simeone siguron bomberin e munguar
Pas shumë emrash dhe tentativash, Atl. Madrid do të ketë përforcimin e munguar në sulm. Diego Simeone kishte një listë të gjatë emrash duke nisur nga Lautaro, Vlahoviç, Abraham por që të gjithë refuzuan ose pretendimet ishin të larta ndërsa sot u mbyll ky kapitull me akordin për blerjen në sulm.
Është Matheur Cunha, goditja e madhe e Atl. Madrid dhe e dyta më e rëndësishme këtë verë pas blerjes së Rodrigo De Paul nga Udinese për 35 mln Euro.
Cunha ishte protagonist me Brazilin në Lojërat Olimpike ku arriti të fitonte medaljen e artë dhe të ishte deçiziv me Seleçaon në disa ndeshje.
Akordi me Hertha Berlin për sulmuesin 22-vjeçar u mbyll për 30 mln euro teksa lojtari do t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe më pas do të hedhë firmën për 4 sezone me kampionët e Spanjës.
