Shijaku “mbytet” nga plehrat, qyteti nuk pastrohet prej 18 gushtit, prag katastrofe mjedisore
Bashkia e Shijakut është në mes të një krize dhe në prag të katastrofës mjedisore. Qyteti dhe zonat përreth nuk pastrohen prej 18 gushtit, pas përfundimit të marrëveshjes provizore me landfillin e Sharrës që tashmë kërkon 29 euro për ton për të pranuar mbetjet.
Shijaku është Bashkia e radhës që zhytet në krizën e menaxhimit të mbetjeve urbane.
Qyteti dhe zonat përreth nuk pastrohen, prej mëngjesit të 18 gushtit.
Kontejnerët e mbetjeve janë plot dhe plehrat kanë mbuluar rrugët e trotuaret.
Qyteti kundërmon erë, ndërsa banorët thonë se po jetojnë mes një katastrofe mjedisore.
"Kam 10 ditë që kam ardhur dhe kështu e kam gjetur. Është skandal i madh, nuk e di i kujt është faji."
Italia do të presë rreth 2500 afganë
23 Gusht, 17:03
Kryebashkiaku, Elton Arbana, thotë se shkak për këtë krizë është bërë përfundimi i kontratës me landfillin e Sharrës.
Deri më 17 gusht, mbetjet e Shijakut trajtoheshin falas, ndërsa sipas marrëveshjes së re, do të kushtojnë 29 euro për ton.
"Mbetjet e Shijakut deri me datë 17 duke gdhirë data 18 gusht, të gjithë mbetjet që gjeneronin nga bashkia e Shijakut janë çuar në landfillin e Sharrës. Prej tre ditësh nuk pastrohen. Janë nëpër kontejnerë dhe pjesa më e madhe e tyre janë nëpër kamionët që bëjnë pastrimin. Maksimumin deri nesër do të marrë zgjidhje pasi do të nëshkruajmë dhe akt-marrëveshjen."
Por kjo kosto konsiderohet e lartë për një Bashki me të ardhura të ulëta si ajo e Shijakut, ndaj nën shembullin e Durrësit pritet të kërkojë ndihmën e qeverisë.
Në mes të sezonit turistik edhe bashkitë e Durrësit, Kavajës dhe Fierit u përballën me krizë të menaxhimit të mbetjeve, situatë nga e cila gjithmonë e më shumë po përfiton landfilli i Sharrës.
Si zgjidhje për situatën e përsëritur që zhyt durrësin në kolaps qeveria miratoi një fond prej 32 milion eurosh mbështetje financiare për menaxhimin/trajtimin e mbetjeve urbane në këtë qark për periudhën gusht-dhjetor 2021 deri në 2030.

