Miliona po kalojnë fshehurazi në kufi, për 3 muaj u sekuestruan 1 mln euro

Një sasi prej 24.980 eurosh u kap nga policia kufitare në Kapshticë një ditë më parë. Kartëmonedhat u gjetën në mjetin Opel që drejtohej nga një 35 vjeçar me origjinë nga qyteti i Fierit.

Policia kishte dyshime dhë për këtë arsye automjeti kaloi për kontroll në vijën e dytë e cila zbuloi edhe sasinë e madhe të parave.

Fenomeni i kalimit të sasive të mëdha të parave pa i deklaruar në kufi duket i përsëritur dhe në rritje, pasi që nga fillimi i sezonit veror ku edhe fluksi i emigrantëve që hyjnë në vend është më i lartë, autoritetet policore kanë kapur me dhjetëra raste personash me kartëmonedha.

Burimet nga policia thonë se rreth 12 persona u kapën fillimi i muajit qershor deri dëri më tani, ndërsa përllogaritet se në total janë sekuestruar më shumë rreth 1 milion euro.

Në hyrje ose dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë, i shumave në të holla, apo çdo lloj forme të çekut bankar, metaleve ose gurëve të çmuar, si dhe i sendeve të tjera me vlerë, përtej vlerës së parashikuar nga ligji, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

Struktura e krimit Ekonomike-Financiar në policisë e shtetit po punon për evedentimin e çdo rasti pasi ka dyshime se persona te tjera të cilet gjatë sezonit veror kanë arritur të hyjnë në vend me shuma parash të cilët nuk i kanë deklaruar.