Radhë për pasaportat në Elbasan, qytetarët “ngjitur” harrojnë Covid-in

Radhët e gjata dhe kaosi mbizotërojnë pranë zyrës ku aplikohet për dokumentet e reja të identitetit në Elbasan.

Qytetarët thonë se qëndrojnë me orë në radhë, ku masat e distancimit social kundër përhapjes së koronavirusit janë harruar!

Më së shumti janë emigrantë që po shfrytëzojnë rikthimin pas kufizimeve të pandemisë për të rinovuar dokumentet.

"Kemi 1 orë këtu, punojnë me 1 sportel, të ishin 2 të paktën"

Drejtori i Gjendjes Civile Behar Tashi, thotë se kjo situatë krijohet për shkak se qytetarët I drejtohen zyrave thuajse në një orar.

"Piku është në 08:00 të mëngjesit deri në 11:00, më pas reduktohet numri i aplikantëve. Pasaporta dhe  karta e identitetit shkon ërreth  200 aplikime në ditë."

Por veç se për të aplikuar, banorët e Elbasanit përballen me radhë edhe për të tërhequr dokumenet e reja të identitetit edhe pse shërbimi sipas tyre është përmirësuar në krahasim me të shkuarën.

"Para 10 vitësh ka qenë edhr më keq, por vapa është problem."

Fluksi i aplikimeve pritet të vijojë dëri në javën e parë të muajit Shtator, kohë kur fluksi i emigrantëve pritet të përfundojë!