Prrenjas/Humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë drejtuesi, dëmtohet një pasagjere

 Zija Stojna, 43 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.

Policia bën me dije se 43-vjeçari duke drejtuar mjeti tip "Toyota ", ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë  ka humbur jetën.

Po ashtu si pasojë e aksidentit është dëmtuar 1 pasagjere, e cila ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 23.08.2021,rreth orës 14:10, në fshatin Rrajcë Skënderbe,  Prrenjas, shtetasi Z.S., 43 vjeç, banues në Prrenjas duke drejtuar mjeti tip "Toyota ", ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë  drejtuesi i mjetit ka humbur jetën, si dhe është dëmtuar 1 pasagjere, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.“- njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit