Operacioni te “Varri i Bamit”, Apeli liron nga qelia Taulant Çokun
Gjykata e Apelit në Tirane ka lënë të lirë një nga të arrestuarit e operacionit te Varri Bamit në muajin korrik ku personat në hetim tentuan ti arratisen policisë.
Tauland Çoku është lënë i lirë nga togat e zeza për tu hetuar në masën detyrim paraqitje, ndërsa janë lënë të pandryshuara masat për të arrestuarit e tjerë Gentjan Kore, Altin Gega dhe Erjon Prenga.
Gjatë marrjes në pyetje në Çoku ka pretenduar se nuk kishte lidhje me sasinë e lëndës narkotike që u kap ditën e ngjarjes, ndërsa ka qenë në brendësi të biznesit të makinave me qira për punë personale.
Ndaj të gjithë të pandehurve rëndon akuza e trafikimit dhe shitjes së lëndës narkotike. Operacioni i policisë në zonën u zhvillua në 27 korrik. në dosje thuhet se Gentian Kore ka një dyqan në rrugën “Kujtim Laro”, ku policia ka konstatuar veprime të dyshimta. ne 27 korrik forcat operacionale kanë ndërhyre ne momentin ky ne dyqan ka ardhur dhe një makinë tip autoveturë e markës “Volksvvagen” nga e cila ka zbritur një djalë me dy kuti picash në dorë dhe është futur në dyqanin e dhënies së mjeteve me qira.
Me dyshimin se djali me kuti picash mund të kishte sjellë lëndën narkotike, policia ka ndërhyrë. Sapo efektivat janë afruar për të hyrë në dyqan, të gjithë personat që ndodheshin aty janë larguar me vrap.
Tek dera e dyqanit është bllokuar shtetasi Gentian Kore, pak metra më tutje ku ishte automjeti tip “Volvo”, janë ndaluar Altin Gega dhe Erjon Prengaj.
Personi me kutitë e picave ka ikur në drejtimin lindor bashkë me Taulant Çokun, i cili është ndaluar nga policia. Personi tjetër është larguar duke hedhur kutitë e picave ku në njërën prej tyre është gjetur një pako me lëndë narkotike të dyshuar si kokaine.

