Korçë: Arrestohet djali që hodhi kapsollë lakrimogjene gjatë Festës së Birrës
Gazlotsjellës u hodh në Festën e Birrës në Korcë si shenjë proteste kundër koncertit të shumë kundërshtuar të këngëtarit Goran Bregoviç
Gazi u hodh mes turmës së qytetarëve që ishin mbledhur për të dëgjuar koncertin e këngëtarit serbo boshnjak mbrëmjen e 22 gushtit 2021.
Paniku dhe frika kapi qytetaret, pastaj nje pjese e tyre shfaqen shqetësime me sytë dhe frymëmarrjen
Siç tregojnë videot fëmijët nisën të qajnë, ndërsa të rriturit i kërkonin llogari policisë për dështimin e parandalimit të akteve të paralajmëruara.


Sipas policisë së shtetit ishte 21-vjeçari Redon Leka, nga Tirana që hodhi kapsollat lotsjellëse u vu në pranga në kushtet e flagrances.

Ndërkohë një 33 vjeçar nga Lushnja u vu nën hetim pasi tentoi të pengojë policinë gjatë arrestimit të të riut.
“Më datë 22.08.2021, gjatë Festës së Birrës, 21-vjeçari Redon Leka, ka hedhur kapsolla lakrimogjene, me qëllim cënimin e rendit dhe sigurisë publike në aktivitet, por menjëherë u kap nga shërbimet e policisë duke bërë që ky veprim të mos cënonte mbarëvajtjen e aktivitetit i cili u mbyll sipas programit. Gjithashtu nuk influencoi as në pjesëmarrjen e publikut.”
Gjatë shoqërimit të shtetasit Redon Leka, për në ambientet e Komisariatit, shtetasi tjetër F. K., ka kundërshtuar forcat e policisë, me qëllim pengimin e tyre në kryerjen e detyrës" informon policia e Korçës
Redon Leka, 21 vjeç, banues në Tiranë ishte me precedent të mëparshëm penal në fushën e prodhimit e shitjes së narkotikëve, trafiqeve të paligjshme dhe krimeve kundër pronës
Ndërsa Bregoviç vijonte koncertin pa shfaqur shqetësime, jashtë zonës së rrethuar pati moment tensioni dhe përplasjesh mes qytetarëve që kundërshtonin këngëtarin dhe forcave të policisë.
Gjatë koncertit të Bregoviç në pranga përfundoi edhe 26 vjecari nga Durrësi Kent Çeka, pasi iu kap kanabis sativa.

