Patos: Zjarr në një pus nafte, flakët përpijnë dhe ullishten afër

Flakët kanë përfshirë një pus nafte në vendin e njohur si sektori 4 I ndërmarrjes së nxjerrjes së naftës në Patos.

Ky pus nafte është në administrim të një kompanie private.

Flakët kanë rënë në zonën e njohur si ofiçina e vjetër.

Gazetarja informon se zjarri po avancon dhe po djeg  dhe ullishtet aty pranë.

Në vendngjarje janë zjarrfikësit nga Patosi dhe Albpetroli.