Banorët e Babrrusë me mesazh për kryebashkiakun Rakip Suli: Duam ujë 24 orë!
Banorët e zonës Kodër e Kuqe në Babrru vuajnë mungesën e furnizimit me ujë.
Fasha-orare në të cilën vjen në banesat e tyre është e pamjaftueshme për të përmbushur nevojat e ditës.
Ndaj për të evituar sadopak këtë problem, ata zgjohen në orën 3 të mëngjesit për të mbushur depozitat, si e vetmja alternativë për të patur ujë gjatë ditës.
"Në mëngjes vjen 3 me 5, pasdite 6 me 8 e gjysmë. Kështu është prej 15 vitesh që jam unë këtu, të gjithë duan ujë 24 orë."
"Bashkia e zonës duhet ta ketë parasysh dhe shpresoj që ky mesazh ti shkojë kryebashkiakut Rakipi dhe ta marrë parasysh."
Temperaturat e larta të verës kanë bërë që javët e fundit uji të vijë me pak presion në çezmat e tyre ndërsa në fashën-orare të furnizimit me ujë në darkë thuajse nuk vjen fare, duke bërë kështu që banorët të mbeten pa ujë që në mesditë.
Ata theksojnë se furnizimi me ujë 24 orë është jetik ndaj apelojnë që institucionet kompetente të reagojnë.
"Thirrja ime shkon për Bashkinë, duam ujë 24 orë!"

