Korçë/ Plagosje me thikë për motive pronësie, policia kap autorin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Gusht 2021, 13:11
Një plagosje me thikë ka ndodhur sot, në malin Moravë, Korçë, gjatë një konflikti për motive pronësie. Gjatë plagosjes ka mbetur i plagosur shtetasi S. M, banues në Korçë, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës.
Mësohet se policia ka kapur dhe shoqëruar autorin e dyshura, A.R, në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.
