VIDEO/ Sherri në Lekas të Korçës: Burri rreh me zorrë uji fqinjen

Një sherr mes fqinjësh është shënuar në fshatin Tudas në njësinë administrative Lekas të Korçës.

Në video një burrë rreth të 60-tat godet me zorrë uji fqinjën e tij rreth të 30-tat.

Sherri mësohet se ka ndodhur për motive banale, ndërsa është bërë dhe denoncimi në komisariatin e policisë. Gruaja ka vënë në dispozicion të policisë dhe videon e dhunës.