Shkëlqimi dhe Eljori, 2 viktimat e aksidentit të ndodhur dje në Fier, makina ra në kanalin me ujë e baltë

Përcillen sot për në banesën e fundit 54 vjecëri Shkëlqim Begaj dhe 39 vjecari Eljor Lagjaj të cilët humbëm jetën një ditë më pare (22 gusht) kur automjeti i firmës në të cilën punonin përfundoi në një kanal vaditës në zonën e Marinzës.
Kanali ishte me ujë e baltë dhe të të dy humbën jetën të bllokuar brenda mjetit.
Dyshimet janë se shoferi 54 vjecar mund të ketë pësuar infarkt e për pasojë ka humbur kontrollin e mjetit.
Por për shkaqet zyrtare të aksidentit ende duhen ekspertiza e mjekëve dhe ekspertëve të Policisë rrugore.
Burimet thanë se ishte salla e monitorimit të kompanisë së sigurisë që lajmëroi policinë për aksidentin, pasi mjeti nuk po lëvizte më në rrugë.
U deshën disa minuta dhe një vinç për të ndihmuar që të nxirreshin trupat e pajetë të rojeve të sigurisë.
