Bien shifrat/ 397 raste të reja nga Covid-19 dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Asnjë viktimë dhe 397 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 88 raste, 44 në Durrës, 42 në Vlorë, 38 në Shkodër, 23 në Kavajë, 18 në Fier, 16 në Lezhë, 14 në Gjirokastër, nga 11 raste në Korçë, Divjakë, nga 10 raste në Malësi e Madhe, Berat, 9 në Krujë, 8 në Lushnje, 7 në Sarandë, 6 në Rrogozhinë, nga 5 raste në Përmet, Librazhd, nga 4 raste në Peqin, Kamëz, Vau i Dejës, nga 3 raste në Tropojë, Kurbin, Dibër, nga 2 raste në Gramsh, Tepelenë, Mat, nga 1 rast në Mirditë, Vorë, Mallakastër, Këlcyrë, Poliçan.

Aktualisht janë 5792 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 84 pacientë. Janë shëruar 178 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,451 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 397
Të shëruar në 24 orë 178
Të shtruar në spitale 84
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4029

Testime totale 1,000,523
Raste pozitive 139,721
Raste të shëruara 131,451
Raste Aktive 5792
Humbje jete 2,478

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2231
Shkodër 928
Vlorë 559
Fier 473
Durrës 362
Lezhë 275
Elbasan 266
Berat 202
Gjirokastër 180
Korçë 139
Kukës 100
Dibër 77