Riaktivizohet zjarri në Berat, digjen 7 hektarë me pisha e shkurre

Zjarri i rënë dje gjatë natës në kodrat e pyllëzuar të fshatit Mjeshovë, pasi u vu nën kontrroll nga Zjarrëfikësit e Beratit, është riaktivizuar sërish gjate mbrëmjes, duke u shtrirë në pyllin me pisha të fshatit Metohë, që ndodhet në kufi me Mallakastrën.

Deri më tani janë shkrumbuar 7 ha me pisha e shkurre,në zonë zjarrfikësit e Beratit dhe Mallakastrës.

Efektivët e Repartit Zjarrfikës kanë vijuar për 24-orë rresht punën duke luftuar me flakët në një terren tepër të vështirë,ku është e pamundur ndërhyrja në zonë me mjete,ndërkohë që është kërkuar edhe ndihma e Reparteve Zjarrfikëse të Mallakastrës.

Edhe pse i fikur prej 24-orësh,vatrat e zjarrit janë riaktivizuar këtë mbrëmje nga era,duke përfshirë sipërfaqe të tëra me pisha e shkurre.

Burimet policore bëjnë me dije se,zjarret në këtë zonë kanë qenë të qëllimshëm dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve .