Ndodh në Tiranë: Arrestohet polici në kërkim i vëllai, natën pronari denoncon se i kanë vjedhur biznesin

Një efektiv policie është arrestuar ndërsa është shpallur në kërkim i vëllai.

Policia e Tiranës informoi sot se me datë 21.08.2021 ata janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me rojen security të një qendre tregtare dhe dyshohet se Drilon Toska ka qëlluar me armë zjarri në tokë.

Në kërkim është vëllai i tij shtetasi A. T., 29 vjeç.

Ndërkohë mbrëmë është vjedhur një shumë parash nga jë biznes. Policia nuk jep shumë detaje

“Më datë 22.08.2021, shtetasi D. H., 34 vjeç, kallëzon se gjatë natës, ka konstatuar se i kanë vjedhur një shumë parash në biznesin e tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit”

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.