Momente paniku në festën e Birrës, hidhet gaz lotsjellës në koncertin e Bregoviç, tmerrohen qytetarët
Në festën e Birrës në Korçë, në festivalin që po zhvillohet në terminalin e autobusëve, është hedhur dhe gaz lotsjellës, ndërkohë që në skenë është ngjitur këngëtari serb Goran Bregoviç.
Në videon që është siguruar nga Ora News, dëgjohet se ka fëmijë që qajnë dhe ndihen të frikësuar nga situata e krijuar.
Ndërkohë që dëgjohen edhe të rritur që janë tmerruar nga situata e krijuar, duke bërë që të largohen nga festivali.
Sakaq, bëhet e ditur se deri më tani 7 persona janë shoqëruar në polici, pasi dyshohet se janë autorët që kanë hedhur gazin lotsjellës.
Mësohet, ka pasur më herët edhe disa të shoqëruar që shanin në hyrje të terminalit kundër koncertit të Bregoviç
Nuk dihet se përse ka ardhur ky veprim nga i riu, por vlen të kujtojmë se ardhja e këngëtarit serb Goran Bregoviç, ka shkaktuar shumë debate në vendin tonë, por edhe në Kosovë.
