Bie nga lartësi makina, shpëton mrekullisht pelegrini nga Patosi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Gusht 2021, 21:10
Një aksident tjetër i rëndë është regjistruar sot në fshatin Fushë-Peshtan në qytetin e Poliçanit. Një automjet,tip Benz Fuoristradë,me targa AA 029 CS, ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi rreth 15 metra. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Fushë-Peshtan në Poliçan rreth orën 19:45 të mbrëmjes së sotme.
Pas rrëzimit,drejtuesi i mjetit ka dalë pa lëndime nga makina duke bërtitur "Zoti më shpëtoi se isha në Teqenë e Abaz Aliut".
Mësohet se shoferi Roland Memetllari,banues në Patos të Fierit po kthehej nga Mali i Tomorrit, ku kishte shkuar një natë më parë për tu bërë pjesë e peligrinazhit të shenjtë.
