Inzaghi: Interi kompetitiv. Dzekon e kërkova unë, do të afrojmë një tjetër sulmues

Është konferenca e parë për shtyp e Simone Inzaghit për Kampionët e Italisë në vigjilje të Serisë A e cila nis nesër dhe zikaltërit do ta nisin mbrojtjen e titullit ndaj Genoas në “San Siro”. Trajneri Italian duket entuziazt për aventurën e re dhe e pranon që do të ketë vështirësi por sipas tij Interi do të jetë kompetitiv.

“Do të jetë emocionuese nesër si për mua dhe për lojtarët që të ribashkohemi me tifozët në stadium. Do të jetë shumë e bukur dhe gjithsesi pas 5 minutash do të kalojë pasi do të kemi ndeshjen në plan të parë. Objektivat e Interit janë ambiciozë, nuk dua të bëj parashikime apo të bëj premtime por diferencën do ta bëjnë edhe lojtarët që duket se duan të tregojnë se kush janë. Dua t’i siguroj tifozët se do të bëjmë maksimumin, do të kemi probleme pasi shitëm Hakimin, nuk kemi Eriksen e më pas erdhi edhe largimi i papritur i Lukakut”.

Simone Inzaghi shpjegoi edhe si ndihet ai si pasuesi i Contes dhe ku e vendos Interin në prag të nisjes së Serisë A teksa zbuloi edhe merkaton e klubit.

“Nuk do të jetë e lehtë pas atij sezon me Conten që Interi mori titullin, të gjithë edhe lojtarët e dine që do të jetë e vështirë por të gjithë jemi në një anë të bashkuar. Dzeko? Është një lojtar që jam ndeshur dhe ka qenë kërkesa ime që të vinte këtu, jam i lumtur që e kam dhe me drejtuesit po punojmë për të afruar edhe një tjetër lojtar në sulm. Lukaku? Ishte diçka e papritur, edhe unë edhe Marotta me Ausilion nuk donim që të largohej por sulmuesi erdhi dhe më tha hapur që ishte rasti i tij i jetës dhe se kishte pranuar ofertën nga Chelsea. Tani kemi Dzekon, do të vijë dhe një tjetër. Ku e vendos Interin? Nuk mund të them se ku do të jemi sepse janë 7 skuadra që nisen në luftë për titull por ne do të bëjmë maksimumin dhe më të mirën tonë”, u shpreh trajneri në konferencën për shtyp.

 

Kujtojmë që ndeshja Inter-Genoa do të hapë edhe sezonin e ri të Serisë A nesër në 18:30