Qytetarët pro strehimit të afganëve por kanë një porosi për ta: Të sillen mirë!
Qytetarët duket se e mbështesin ardhjen e shtetasve afganë në Shqipëri. Banorët e zonës pranë Qytetit Studenti thonë se mikpritja e njerëzve në nevojë është traditë që duhet ruajtur. Hapja e dyerve nga Shqipëria sipas qytetarëve tregon humanizëm, megjithatë ata apelojnë që shtetasit e huaj që vijnë në vendin tonë të zbatojnë rregullat.
Afganët po kalojnë një situatë tejet të vështirë në vendin e tyre dhe personat që do të akomodohen pranë Qytetit Studenti kanë nevojë për përkrahje e mbështetje.
Këtë mendim kanë qytetarët që jetojnë pranë Qytetit Studenti.
Strehimi i afganëve në vendin tone është pritur me optimizëm tek qytetarët shqiptarë, të cilët thonë se mikpritja e atyre që janë në nevojë është traditë që duhet ruajtur.
Përderisa afganët gjenden në vështirësi, hapja e dyerve nga Shqipëria shikohet si humanizëm nga qytetarët.
"Shqipëria kurdoherë ka qenë një vend që i pret me shumë dashuri njerëzit e huaj se edhe ata kanë nevojë për mbështetjen e shtetit."
"Në 1990 eksodi jonë a shkoi në Itali, a ishin refugjatë atje, a i pritën italianët, ashtu do të ndodhë dhe te ne për afganët, shumë e drejtë."
"Edhe ne po të kishim nevojë do të kërkonim mbështetje, pse jo."
Megjithatë banorët rreth zonës së Qytetit Studenti kanë një apel për shtetasit afganë që do të vendosen aty.
"Të sillen mirë kur të vijnë këtu, të jenë të rregullt."
Në Rinas janë ngritur çadrat pritëse për trajtim mjekësor e psikologjik të personave që do të mbërrijnë nga Afganistani, ndërsa konviktet në Qytet Studenti kanë gati 1200 shtretër.

