Njëri theu arrestin e shtëpisë e tjetri shpërndante kanabis, pranga 2 të rinjve
Erjon Lusha, 20 vjeç, banues në Bulqizë është arrestuar ditën e sotme pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Policia bën me dije 20-vjeçari ka dalë nga banesa duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër kishte caktuar ndaj tij. Lusha së bashku me babain e tij shtetasin A.L., janë konfliktuar dhe goditur me grushte shtetasin U. H., të cilit i kanë shkaktuar dëmtime të lehta trupore.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasit U. H., dhe A.L., për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje".
Policia e Dibrës gjithashtu bëri arrestimin e Serxho Lleshi, 20 vjeç, banues në Burrel pasi shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla, shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll personal dhe më pas kontroll në banesë. Si rezultat i kontrollit , shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe Mat për veprime të mëtejshme.
