Plagoset me thikë 16-vjeçari në Sarandë, me urgjencë drejt Tiranës, bashkëmoshatarit i vihen prangat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Gusht 2021, 14:23
Një 16 vjeçar nga Saranda ka mbetur i plagosur me thikë si pasojë e një konflikti të çastit nga bashkëmoshatari i tij.
Policia bën me dije se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të mitur me iniciale O. H., 16 vjeç, banues në Sarandë.
Ky shtetas, në vendin e quajtur "Plazhi i ri", në lagjen nr.3, Sarandë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht, e me pas ka plagosur me një mjet të mprehtë (thikë) bashkëmoshatarin e tij, shtetasin e mitur me iniciale B. A., 16 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale "Vrasje me dashje" , e mbetur në tentativë.
