Sarajet e Toptanëve dhe Libohovitëve në qendër të Tiranës shpronësohen me 66 mijë lekë metri katror

684 milionë lekë do të jetë vlera që ose rreth 5.6 milionë euro është vlera që shteti shqiptar do tu paguajë rreth 16 familjeve pronare të sarajeve në Tiranë. Bëhet fjalë për sarajet e Libohovitëve me 2 pronarë dhe të Toptanëve me 16 pronarë.

Vetëm pak ditë pas zjarrit të rënë në ndërtesën Monument Kulture të Kategorisë së Parë është publikuar kërkesa shpronësimin e pronarëve të Toptanëve që do të marrin rreth 1.6 milionë euro dhe rreth 4 milionë do të marrin Libohovitët.

Sipas tabelave të paraqitura në Fletoren Zyrtare (20 gusht 2021) çmimi për metër katror të tokës në zonën që është në qendër të Tiranës është 66 969 lekë të reja.

Përmes kësaj shume do të paguhet rreth 271 milionë lekë.

Pjesa tjetër e vlerësuar i përket ndërtesës së ndërtuar reth viteve 1840 nga Abdi bej Toptani djali i Kapllan Pashë Toptanit, varri i të cilit ndodhet në qendër të qytetit.

Objekti ka 32 dhoma dhe është përdorur si banesë por edhe si bibliotekë gjatë periudhës së komunizmit.

Sipas vlerësimit të bërë prej qeverisë, vlera për m2 e ndërtesës shkon në 173 632 lekë. Në fakt ne Tiranë, ka pallate të reja , ku vlera për metër katrorë e shtëpise shkon mbi 200 mijë lekë.  E në bazë të kësaj do të kompensohen edhe pronarë me një vlerë totale prej rreth 350 milionë lekësh.


Në materialin e publikuar në Fletoren Zyrtare, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin bën të ditur se vë në dijeni personat e prekur nga ky shpronësim, për pasuritë e paluajtshme

Subjekti kërkues i këtij projekti është Bashkia Tiranë.

Sarajet e Toptanëve dhe Libohovitëve në qendër të
LLOGARITJET PARAPRAKE PËR PASURITË QË PREKEN NGA PROJEKTI “RESTAURIMI DHE RIJETËSIMI I ‘SARAJET E LIBOHOVITËVE’, MUZEU ETNOGRAFIK I TIRANËS”
Sarajet e Toptanëve dhe Libohovitëve në qendër të
LLOGARITJET PARAPRAKE PËR PASURITË QË PREKEN NGA PROJEKTI “RESTAURIMI DHE RIJETËSIMI I ‘BANESA E TOPTANASVE’, MUZEU ETNOGRAFIK I TIRANËS”

 

Zjarri ne Saraje

Ky vendim vjen pak ditë pasi një zjarr përfshiu objektin monument më 16 gusht 2021. Sarajet e Toptaneve konsiderohen si vila me arkitekturën më të rrallë ne kryeqytet. Para disa vitesh ky vend ka funksionuar si bar-restorant, por tashmë është i mbyllur dhe nuk lejohen vizitorë.

Aktivistët hedhin dyshime se pas zjarrit fshihet qëllimi për të ndërtuar pallat në këtë zonë. Sipas aktivistëve objekti me vlera historike që ishte nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës ishte lënë qëllimisht pa asnjë ruajtje duke rënë pre e zjarrit."

Sarajet e Toptanëve dhe Libohovitëve në qendër të
Ne foto: Sarajet e Toptaneve ne flake, 16 gusht 2021

Guida turistike e Tiranës përshkruante se Sarajet ndodhen në rrugën “Abdi Toptani” në kontrast me pallatet shumëkatëshe.

Dokumenta bashkëngjitur