Vijon radha drejt Greqisë/ Fluks emigrantësh në Kapshticë, pala greke punon me 1 sportel

Vijon radha në pikën kufitare të Kapshticës. Radha është krijuar në palën shqiptare për personat që do të udhëtojnë drejt Greqisë.

Gazetarja e Ora News, Iris Rezhda informon se shkak është pala greke e cila punon me sportel të reduktuar.

Nga ana e palës shqiptare po punohet me 5 sportele.

Bëhet me dije se nga ana e palës greke pritet shtimi i 2 sporteleve të tjera ditën e sotme.

Në datën 19 Gusht, në Kapshticë kanë hyrë 1851 dhe kanë dalë 3329 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Në Qafë-Thanë, kanë hyrë 4786 dhe kanë dalë 3513 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Vijon radha drejt Greqisë/ Fluks emigrantësh në Kapshticë,