Tetë të plagosur nga aksidentet, makinat “copë” në Levan-Vlorë, një mjet bie në Llogara

Tetë persona mbetën të plagosur në dy aksidente të rënda këtë të premte. Dy makina u përplasën në Levan-Vlorë, ndërsa një tjetër doli nga rruga në Llogara.

Gjashtë persona mbetën të plagosur si plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik në aksin Levan-Vlorë, ku u përplasën dy makina.

Goditja ka qenë e fortë siç tregojnë edhe këto pamje.

Për pasojë dy shoferët dhe katër pasagjerët morën plagë të ndryshme për të cilat po trajtohen në Spitalin e Fierit.

"Sot rreth orës 14:10, në aksin rrugor Levan–Fier, janë përplasur automjetet tip “Toyota” dhe "Volkswagen", ku për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit dhe 4 pasagjerë, shtetasit Sejdon Goga, 25 vjeç, Ermal Maskaj, 39 vjeç, Fatjon Ymeraj, 33 vjeç, Argjentina Ymeraj, 45 vjeçe, Kristjan Ymeraj, 20 vjeç dhe Pajtim Ymeraj, 53 vjeç, banues në Drizar, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve," informoi policia.

Nga të dhënat e para shkak për aksidentin u bë një parakalim i gabuar nga njëri prej shoferëve, i cili i shkoi përballë mjetit tjetër.

Për shkak të aksidetit lëvizja në rrugën Levan-Vlorë u paralizua për disa minuta, çka shkaktoi radhë makinash.

Një makinë ndërkohë përfundoi jashtë rrugës në sheshpushimin e parashutave në Llogora.

Siç njofton policia, shkak u bë humbja e kontrollit të mjetit nga shoferi ndërsa po e parkonte.

Drejtuesi Iimjetit dhe pasagjeri që e shoqëronte mbetën të plagosur jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Durrësit ndërkohë arrestoi një 28-vjeçar, i cili ditën e enjte përplasi për vdekje një këmbësor të moshuar në lagjen 14.

118 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në 7 muajt e parë të vitit ndërsa ngjarjet fatale në rrugë kanë qenë të shumta edhe përgjatë gushtit.