Dy viktima nga zjarret në Gjirokastër, shkarkohet shefi i Repartit Zjarrfikës Kujtim Bizhga, ja kush e zëvendësoi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Gusht 2021, 10:48

Dy viktima nga zjarret në Gjirokastër, shkarkohet shefi i Repartit Zjarrfikës Kujtim Bizhga.
Duket se situata e ditëve të para të gushtit në Gjirokastër me djegien e qindra hektarëve pyje e kullota në Bashkinë Gjirokastër si dhe humbja e jetëve të çiftit në fshatin Asim Zeneli, kanë qenë shkaqet e shkarkimit të Kujtim Bizhgës nga posti i shefit të PMNZSH së Gjirokastrës.
Nga zjarri në Lunxhëri Gjirokastër humbi jetën 64-vjeçari Andrea Haxhiaj, ndërsa dy javë më vonë ndërroi jetë bashkëshortja.
Pëllumb Shalari është emëruar kreu i ri i Repartit Zjarrfikës në Gjirokastër.
