Bëri për spital 51-vjeçarin, arrestohet i riu në Vlorë, pranga edhe 3 të tjerëve

Aleksandër Dauti, 25 vjeç, banues në Sarandë, është arrestuar nga policia  pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr.1, Sarandë, gjatë një konflikti, për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta, shtetasin P. S., 51 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. P., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, të dy shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan 8 doza me lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin S. H., 34 vjeç banues në Vlorë, pasi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin E. A., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.