Analiza dyjavore/ Në Maqedoninë e Veriut nga 101 vdekje nga Covid-19, 92 ishin të pavaksinuar
Në periudhën 6 deri më 19 gusht në Maqedoninë e Veriut 9,881 qytetarë ishin pozitivë për Covid-19, nga të cilët 1,507 persona ose 15% ishin plotësisht të vaksinuar, pra morën dy dozadhe kishin kaluar të paktën 14 ditë nga doza e dytë, informoi Ministria për Shëndetësinë.
Sipas statistikave dyjavore, 8,374 qytetarë që u infektuan nga Covid-19 nuk ishin vaksinuar.
Në të njëjtën periudhë, përqindja e personave të shtruar në spital që ishin vaksinuar ishte 91%, ndërsa nga numri i përgjithshëm i 724 pacientëve të shtruar aktualisht, vetëm 9% ishin plotësisht të vaksinuar.
Për sa i përket vdekshmërisë, është në mënyrë drastike më e lartë në mesin e të pavaksinuarve, kështu që në periudhën nga 6 deri më 19 gusht, nga 101 persona që vdiqën nga Covid-19 92 pacientë nuk ishin të vaksinuar, dhe 9 ose 9 përqind kishin marrë vaksinën.
Afganistan, 1 në 3 qytetarë përballë krizës ushqimore
20 Gusht, 16:08
Analizat, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, treguan se viktimat vuanin nga sëmundje kronike.
Të infektuarit dhe të vdekurit me Covid-19 morën vaksinat Moderna dhe Johnson & Johnson, të cilat disa nga pacientët i morën jashtë vendit.
Ministria kujton se çdo vaksinë e disponueshme në vend është e sigurt, zvogëlon mundësinë e sëmundjes, parandalon sëmundjet e rënda dhe mbron nga vdekja dhe apelon që qytetarët të vaksinohen në mënyrë që të arrihet imuniteti kolektiv dhe të parandalohet përhapja e Sars-Cov-2 dhe mutacioneve të tij.

