Gjykata shqiptare shpëton egjiptianin, refuzon ekstradimin në Egjipt ku rrezikon dënimin me vdekje
“Faleminderit shumë kjo është drejtësisa. Nuk kam vrarë askënd”
Ky ka qënë reagimi i shtetasit egjiptjan Mohamed Rageh, pas vendimit të Gjykatës së Tiranës e cila refuzoi ekstradimin e tij për në atdhe.
I arrestuar rreth tre muaj më parë ne Rinas pasi rezultonte i shpallur në kërkim për vrasje ne vendin e tij, 50 vjeçari ka qendruar per tre muaj në paraburgim pas kerkesës së shtetit të Egjiptit për esktradimin e tij.
Por gjyqtari i gjykatës së tiranës Artan Gjermeni refuzoi ta pranonte ketë kerkesë me argumentin se shteti Egjiptian nuk kishte dhene garanci që 50 vjeçari nuk do të dënohej me vdekje.
“Gjykata konstaton se ka pasur fshehje të rrethanave të faktit nga ana e autoriteteve egjiptiane për të mos pasqyruar në bazën e të dhënave të Interpol akuzën e vërtetë të ngritur ndaj të akuzuarit për të cilën akuzohet për vdekje. Prokuroria e përgjithshme në republikën arabe të Egjiptit shprehet se është e vështirë të jepet një garanci zyrtare se i dënuari i kërkuar nuk do të dënohet me vdekje në Republikën Arabe të Egjiptit”
Edhe prokuori i çështjes Zeqir Hodaj ndryshe nga kërkesa fillestare ku kërkonte ekstradimin, në fund te procesit ia la kompetencë gjykatës që të vendoste për çështjen
“Ne e lëmë në vlerësim të gjykatës”
50 vjeçari u pyet nga gjyqtari nese deshironte te shkonte ne vendin e tij, por nëpëmjet përkthyesit ai tha se megjithëse nuk ka kryer asnjë krim, rikthimi në atdhe do të jetë fundi për të.
“Nuk dua të kthehem në Egjipt”
Në përfundim gjyqtari Gjermeni vendosi refuzimin e kërkesës për esktradimin e 50 vjecarit dhe lirimin e tij nga qelia.
Shtetasi egjiptian u arrestua 3 muaj më parë në Aeroportin e Rinasit.

