Nuk ndalen zjarrvëniet, i vihet flaka masivit me shkurre në Pogradec, digjen dhe goma
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 20 Gusht 2021, 15:14
Nuk ndalen zjarrvëniet në vendin tonë.
Së fundmi mësohet se i është vënë zjarri një masivi me ferra e shkurre në Pogradec të cilat në brendësi kishin edhe goma të vjetra makine.
Ndërhyrja e zjarrfikësve në kohë ka arritur të izolojë zjarrin i cili rrezikoi edhe një servis aty pranë.
Ndotja e ajrit si pasojë e djegies së gomave është e lartë.
Në vendngjarje mësohet se ndodhet edhe policia.
