Aksidentoi për vdekje të moshuarin, arrestohet 28-vjeçari në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Gusht 2021, 14:52
Një 28-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Durrësit për shkak se ka shkaktuar një aksident me pasojë vdekjen e një personi.
Policia bën me dije se u bë arrestimi i shtetasit R. B., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme në lagjen nr.14, Durrës, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin H. D., 72.
72-vjeçari nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
