"Pse nuk vdiqëm te gjithë me ty, si do fle unë pa ty" Fjalët prekëse të nënës së 6- vjeçarit që u përplas për vdekje nga furgoni
Rrëqeth nëna e vogëlushit 6-vjeçar, i cili humbi jetën ditën e djeshme, 18 gusht, pasi u përplas nga një furgon në Shëngjin.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, nënë e 6-vjeçarit, Besa Nuzi krahas fotos së të birit shkruan:
"O Shpirt o zemer o jeta mamit ti... ma vrave shpirtin o zemer .... pse ike ngele vetem o shpirt ....pse nuk vdiqem te gjith me ty pse.... o i bukuri im a po te mungoj mami ty,si do fle un pa ty………… o Zot me vdis dhe mua o zot."
Fëmija u përplas nga fugoni, momentin që u shkëput nga familjarët, teksa po kalonin rrugën.
Goditja ka qenë e fortë dhe 6 vjeçari mori plagë të renda të cilat i shkaktuan vdekjen në spital, pavarësisht ndihmës mjekësore. Shoferi 56 vjeçar, Shtjefen Prenga, që drejtonte fugonin është arrestuar nga policia sot.

