Dyshohet se erdhi nga varrezat, zjarri djeg banesën në Fier, ullinj e pemë frutore

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e fshatit Vajkan në Mbrostar të Fierit, shumë pranë varrezave të këtij fshati.

Të parët që u kanë dalë në ballë flakëve kanë qenë vetë banorët e fshatit, ndërsa më pas ka mbërritur edhe shërbimi zjarrfikës.

Dyshohet se zjarri ka ardhur nga varrezat e fshatit pasi mund të ketë patur ndonjë përkujtimore.

Nga flakët është përfshirë edhe një banesë e pabanuar dhe shumë pemë frutore.