I vuri zjarrin pyllit në fshatin Pistë, arrestohet 57-vjeçarja, procedohen 2 të mitur

Një 57-vjeçare Sh. Sinani, nga fshati Pistë është arrestuar pasi  dyshohet se  ka vënë zjarr në pyllin në afërsi të banesës së saj, ku për pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme pylli me lis dhe shkurre.

Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë dy shtetas të mitur J.R., dhe B.R., banues në fshatin Golaj,  për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr", pasi në fshatin Golaj kanë ndezur zjarr. Si pasojë e erës së fortë zjarri u ka dalë jashtë kontrollit duke përfshirë dhe djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me lis dhe shkurre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme për  veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.