Luigi Soreca lavdëron gatishmërinë e Shqipërisë për të pritur afganë: Mbijetesa e tyre varet nga humaniteti

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca me anë të një postimi në Twitter ka lavdëruar gatishmërinë e Shqipërisë për të pritur shtetasit afganë.

Ai shprehet se populli afgan meriton të jetojë në siguri dhe dinjitet dhe mbijetesa e tyre varet nga ndihma humanitare.

"Në  "WorldHumanitarianDay2021" u ne lavdërojmë gatishmërinë Shqipërisë për të siguruar strehim për refugjatët afganë. Në vendet e prekura nga konflikti, mbijetesa e njerëzve shpesh varet nga ndihma humanitare. Populli afgan meriton të jetojë në siguri dhe dinjitet," ka shkruar Soreca në Twitter.