U arrestua për abuzim me tenderin për kanalin ujitës, lihet e lire ish-juristja e bashkisë Lushnjë

Ish-juristja e Bashkisë së Lushnjes BlertaTurku është liruar nga burgu për të qëndruar në masën “arrest shtëpie”. Vendimi është shpallur nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të vetë prokurorisë e cila po heton tenderat e ish kryebashkiakut fatos tushe.

Prokuroria ka kërkuar ndryshimin e masës me argumentin se e arrestuara, ka sqaruar se çfarë ka ndodhur me tenderin duke deklaruar nuk ka pasur asnjë rol tjetër vetëm përveç anës teknike të përpilmit të dokumentacionit.

Edhe nga prokurorja është pranuar se nga hetimi i deritanishëm është vërtetuar që juristja nuk ka pasur ndikim tjetër në këtë tender. Për këtë arsye ishte prokurorja që i kërkoi Gjykatës të lehtësojë pozitat e të pandehurës duke e nxjerre nga qelia me një tjetër masë.

Ndërkohë për të arrestuarit e tjerë Prokuroria nuk ka kërkuar ndryshim masë ndonëse edhe pse ish-kreu i Bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe ka kërkuar disa herë lirimin dhe për shkak të gjendjes shëndetësore.

Avokati i juristes Andi Hasanaj, tha pas vendimit se ndryshimi i masës së sigurisë është një hap drejt vërtetimit të pretendimeve se Blerta Turku nuk ka shkelur ligjin, por vetëm ka zbatuar detyrën dhe nuk ka konsumuar asnjë vepër penale.

Blerta Turku me detyrë zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në bashkinë e Lushnjes, u vu në pranga pas përgjimeve të SPAK, për abuzimin me tenderat në bashki, ku u arrestua edhe kryetari Fatos Tushe.

Ky i fundit u arrestua me 6 korrik, me 10 vartësit e tij, nga një operacion i ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme , për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bëhej fjalë për një tender me vlerë rreth 23 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj.

Tenderi është fituar nga kompania EuroAlb shpk, që kishte sjellë ofertën më të lartë, por më pas punimet dhe fitimet dhe punën e ka bërë një kompania e biznesmenit Ibrahim Lami.

Ky i fundit, nga sa specifikohet në dosje, ka lidhje të ngushtë shoqërore me Tushen dhe Peqinin, si edhe lidhje familjare me biznesmenin që ishte shpallur fitues i tenderit, Bujar Murati dhe në fund paratë i ndanin bashkë.