Në kërkim të florinjve, hapin gropën 6 metra të thellë tek pagëzimorja e kishës në Kolonjë

Persona ende të panjohur kanë hyrë në kishën e Shën Marisë në fshatin Vodicë të Kolonjës dhe kanë hapur një gropë të madhe.

Gropa e thellë 6 metra dhe e gjerë 1 metra është hapur tek pagëzimorja e kishës.

Kanë qenë punonjësit e këtij objekti kulti që kanë zbuluar gërmimet dhe kanë njoftuar policinë.

Kjo e fundit ka nisur hetimet për të zbuluar autorët, informon Ora News.

Mendohet se gropa është hapur për të gjetur florinj por që aty nuk ka.