Edhe Berati bëhet gati të presë afganë, në Tiranë lirohen godina të tjera tek Qyteti Studenti
Teksa ende nuk dihet numri i saktë i afganëve që do të strehohen në Shqipëri. Prej së mërkurës, (18 gusht) përveç Tiranës dhe Durrësit, edhe bashkia e Beratit ka nisur përgatitjet per akomodimin e përkohshëm të emigranteve afganë.
Janë përgatitur ambiente për të pritur të paktën 200-300 afganë.
Lirohen godina të tjera
Ndërkohë në kryeqytet është shtuar numri i godinave që po përgatiten për të pritur grupin e parë të afganëve që do të mbërrijnë në Tiranë.
Godina 11-12 në Qytetin Studenti me një kapacitet rreth 450 persona është konvikti i shtatë që po përgatitet për strehimin e tyre.
Punjonësit po punojnë për pastrimin e konvikteve, ndërsa në vend ndodhen dhe përfaqësues të administratës që po rregjistrohen, të shoqëruar nga uniforma blu.
Sipas informacioneve paraprake studentet, të cilët duhej të largoheshin nga godinat që do vihen në funksion të afganëve, do të zhvendosen në godinat e tjera.
Në vendin tonë pritet të arrijnë rreth 3000 afganë, për të cilët qeveria shqiptare është shprehur se do të ofrojë mirëqenie dhe siguri.
Në vendin tonë pritet të arrijnë rreth 3000 afganë, për të cilët qeveria shqiptare është shprehur se do të ofrojë mirëqenie dhe siguri.
