Kokainë, heroinë dhe para në makinë, policia arreston 21-vjeçarin në Durrës
Policia e Durrësit ka arrestuar një 21 vjeçar pasi është konstatuar me droga të forta në automjet.
"21-vjeçari i arrestuar, Fabio Karaboja ka qenë i dënuar edhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale," informon policia.
"Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj shtetasit Fabio Karaboja, në lagjen nr.5, Durrës, në një automjet tip "Benz" në çantën e dorës, iu gjetën 37 doza me lëndë narkotike heroinë, 26 doza me lëndë narkotike kokainë dhe një sasi vlere monetare prej 143.000 lekë të reja, të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin tip "Benz", me të cilën ky shtetas po lëvizte," thuhet në njoftimin e policisë.
Në vijim të veprimeve, 21 vjeçari, banues në Durrës u arrestua në flagrancë për veprën penale "Prodhim dhe shitje narkotikësh".
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
