Shëngjin/ Lule në vendin ku humbi jetën 6 vjeçari, e përplasi furgoni

Lule dhe lekë ishin vendosur në rrugën ku një fëmijë 6 vjeçar u përplas për vdekje të martën nga një furgon pasagjerësh në Shëngjin.

"Kjo na ka prishur të gjithëve plazhin."

Ngjarja ka tronditur pushuesit e banorët, teksa dëshmitarët tregojnë atë që panë me sy.

"Shoferi pak shpejt, fëmija faktikisht i preu rrugën. Unë thashë i ra ndonjë makine tani."

Aksidenti nuk është një rast i izoluar në Shëngjin.

Gjatë sezonit veror,  zona mbipopullohet, por thonë se infrastruktura nuk u përgjigjet.

Turistët theksojnë mungesën e vizave të bardha, ndërsa thonë se drejtuesit e mjeteve lëvizin me shpejtësi.

Rreziku për tragjedi të ngjashme thonë se është i pranishëm çdo ditë.

"Shumë serioze kjo punë dhe duhen marrë masa urgjentisht. Me forcimin e punonjësve të policisë do ishte gjëja më e mirë."

"S'ka vija të bardha këtu. Më mirë se këtu nuk është askud po Shqipëria copë-copë."

6-vjeçari ishte krah familjes së tij me origjinë nga Burreli dhe ishin me pushime në Shëngjin, kur për një moment është shkëputur nga prindërit, duke përfunduar nën rrotat e furgonit.

Policia e Lezhës, njoftoi se vuri në pranga 56-vjeçarin Shtjefen Prenga që drejtonte furgonin e aksidentit tragjik.

Shëngjin/ Lule në vendin ku humbi jetën 6 vjeçari, e

Shëngjin/ Lule në vendin ku humbi jetën 6 vjeçari, e