SPAK dhe FNSH operacion masiv anti-korrupsion, 11 të arrestuar, mes tyre edhe kryebashkiaku i Lushnjes
Kryetari i bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe është vënë në pranga me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Masa është kërkuar Nga Struktura E Posaçme Antikorrupsion pas një hetimi të nisur në 22 korrik të vitit të shkuar në tenderat e firmosur prej titullarit socialist që është në detyrë prej 11 vitesh.
Forcat e ndërhyrjes së shpejtë mësynë në zyrat e bashkisë duke vënë në pranga edhe 4 punonjës të ndërmarrjes së pasurisë publike. Flamur Peqini, Gazmend Çela, Bektash Nexha dhe Blerta Turku do të përballen me akuzën për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike."
Në pranga janë vendosur administrator i kompanisë Loti Imrahim Lami i akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe Bujar Murat i kompanisë Euro Alb shkp po për të njëjtën vepër.
Burimet kanë shtuar se gjithçka ka nisur nga një tender me vlerë rreth 24 milionë lekë.
Në masën e arrestit në shtëpi janë dhe katër zyrtarë të tjerë të bashkisë Lushnje.
7 të arrestuarit janë shoqëruar me forca të shumta në drejtorinë e policisë në tiranë ku dhe janë marrë në pyetje mbi tenderat që ata kanë nënshkruar.
Tushe ka qenë jo pak herë dhe pjesë e akuzave politike të opozitës.
Në vitin 2019 ai u plagos së bashku me sekretaren pas një sherri në mjediset e bashkisë me ish-shoferin Gëzim Saraçi. Në atë kohë ky i fundit hodhi një granatë në zyrën e kryebashkiakut.
Vendimi i GJKKO
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.50 datë 05.07.2021 ka caktuar masat e sigurimit arrest me burg për shtetasit:
-Fatos Tushe, kryetar i bashkisë Lushnje, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shpërdorim detyre" në bashkëpunim;
-Flamur Peqini, Drejtor i Ndërmmarjes së Pasurisë publike në bashkinë Lushnje i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shpërdorim detyre" në bashkëpunim, "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" kryer në bashkëpunim;
-Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Falsifikim i dokumenteve" kryer në bashkëpunim;
-Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk, i dyshuar për kryerjen e veprëës penale "Falsifikim i dokumenteve" kryer në bashkëpunim;
-Gazment Çela, zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë Publike në bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale , "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" kryer në bashkëpunim;
-Bektash Nexha, zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë publike në bashkinë Lushnjë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale , "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" kryer në bashkëpunim;
-Blerta Turku, zyrtare e ndërmarrjes së pasurisë publike në bashkinë Lushnjë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale , "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu Gjykata ca caktuar masën e sigurimit "arrest në shtëpi" për të hetuarit:
-Xhemal Hasko, zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë publike në bashkinë Lushnjë,i dyshuar për kryerjen e veprës penale , "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" kryer në bashkëpunim;
-Margarita Gjermëni, zyrtare e ndërmarrjes së pasurisë publike në bashkinë Lushnjë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale , "Shkeljes së brazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" kryer në bashkëpunim.
-Andri Musho, zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë publike në bashkinë Lushnjë,i dyshuar për kryerjen e veprës penale , "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" kryer në bashkëpunim;
-Ani Simoni, zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë publike në bashkinë Lushnjë,i dyshuar për kryerjen e veprës penale , "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" kryer në bashkëpunim.

