31 vjeçari nga Tirana kapet në Muriqan me 50 mijë euro në valixhe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Gusht 2021, 08:24
Një sasi monetare prej 50 mijë eurosh u sekuestruan në pikën kufitare të Muriqanit pasi zotëruesi i tyre tentoi t'i kalojë pa i deklaruar në doganë.
Policia e shtetit tha se si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe analizës së riskut, është ndaluar në vijën e dytë për kontroll të detajuar një automjet tip Audi.
Gjatë kontrollit në mjetin që drejtohej nga shtetasi B. M. 31 vjeç banues në Tiranë, Policia gjeti të fshehura në një valixhe 50.000 Euro, të cilat shtetasi me iniciale B. M. nuk i kishte deklaruar.
Menjëherë shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale ndërkohë që drejtuesi i mjetit është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë.
