Atentat “anglezit” në Berat, 6 plumba në derë të shtëpisë, autorët në arrati
Një 24 vjeçar mbeti i plagosur në Berat në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e 18 gushtit 2021.
Tajar Fetiu u qëllua 6 herë me pistoletë, pranë banesës në lagjen "Dëshmorët e Kombit".
Autorët dyshohet se kanë ndjekur lëvizjet e të riut dhe pas sulmit arritën të largohen me shpejtësi në rrugicat e lagjes, duke i shpëtuar edhe syrit të dëshmitarëve.
24 vjeçari mori fillimisht ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Beratit, dhe më pas u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Policia lokale sekuestroi pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe pas veprimeve hetimore, disa orë pas ngjarjes arriti të identifikojë autorët e dyshuar.
Arnold Azizolli, 30 vjeç dhe Amarildo Dule, 30 vjeç, që të dy banues në Berat janë shpallur tashmë në kërkim për atentatin.
Shkaqet e ngjarjes mbeten të paqarta dhe janë ende nën hetim.
24 vjeçari i plagosur nuk njihej si person problematik dhe në Shqipëri rezulton person pa precedentë penalë.
Tajar Fetiu jetonte prej vitesh në Londër dhe ishte kthyer për pushime.
